Shqipëria do lejojë policinë çeke të patrullojë në zonat turistike
Gjatë sezonit turistik, në Shqipëri do të vijnë të patrullojnë edhe policë çekë – bëhet e ditur nga burime zyrtare pas një takimi mes Drejtorit së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu me homologut të tij çek, Mgr. Jan Švejdar.
Sipas Ministrisë së Brendshme “ky vendim vjen pasi, Shqipëria vizitohet nga një numër i madh turistësh çek, qoftë për turizmin malor ashtu edhe për atë bregdetar”.
“Në takim u ra dakord gjithashtu edhe për ngritjen e njësive të përbashkëta hetimore në drejtim të hetimit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në kufi në bashkëpunim me Frontex, për mbështetje logjistike nga Policia Çeke” – thuhet në njoftimin zyrtar mbi këtë takim.
Sipas këtij njoftimi, gjatë takimit, drejtuesi i policisë çeke “i vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe si mjaft të mira”, kurse “drejtor Veliu ka falënderuar Presidentin e Policisë Çeke për mbështetjen e dhënë”.