Shqiptari gjunjëzon polakun, fiton titullin e botës
Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj është kampioni më i ri i Botës në disiplinën junior të WBC. 21 vjeçari mposhti me pikë polakun, Krzysztof Twardowski , duke triumfuar me pikë 97:93.
Një fitore historike kjo për Uldedaj, që bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull.
Ky triumf vjen vetëm një vit pas fitimit të titullit të kampionit të botës, WBO. Në atë duel, Uldedaj mposhti argjentinasin, Nicolas Leandro Arganaraz.