Siguria ushqimore, Stafa: Në treg po shitet ‘kancer’, ja si t’i dalloni produktet bio
Qytetarët janë në hall të madh mbi atë se çfarë duhet të konsumojnë. Kjo për shkak të përdorimit të tepërt të kimikateve në produktet ushqimore.
Hasan Stafa, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit pohon se janë 18 denoncime të bëra nga qytetarët vetëm në tre muajorin e parë të vitit 2019, bëhet fjalë kryesisht për perimet.
Zonat më problematike ku produktet bujqësore trajtohen mbi normë me hormone konsiderohen Berati, Lushnja dhe një pjesë e Elbasanit. Për ekspertin përdorimi mbi normë i kimikateve në produktet bujqësore është provuar se shkakton kancer.
Stafa thotë se problemi qëndron në mosfunksionimin e asnjë prej strukturave shtetërore që ka detyrimin për të monitoruar sigurinë ushqimore duke nisur nga pushteti vendor. Po si mund t’i dallojmë perimet e keqtrajtuara me hormone nga ato bio?