SMS mes Ramës e Sorecës, flitet për shtyrjen e zgjedhjeve dhe për…

Gjatë një ceremonie me rastin e publikimit të raportit të progresit, ambasadori I BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, me siguri në një moment pakujdesie, hapi celularin e tij. Ndërsa ekrani i celularit të ambasadori është mbushur me sinjalizime për thirrje e mesazhe, ai ka hapur të lexoja ato që i ishin dërguar nga kryeministri Edi Rama.

Në pamjet e publikuara të një pjese të bisedës në platformën e komunikimit WhatsApp zbulohet një fjali ku thuhet se “…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.

Më pas Rama përmend kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

“…e vetmja mënyrë ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetutë…” shkruhet në anglisht në mesazhin që Rama  i dërgon ambasadorit Soreca.

Ky i fundit i është përgjigjur shkurt në italisht me fjalët: “Çmenduri”.

“E pe?” – i shkruan Rama

“Po, e pabesueshme!” e mbyll bisedën ambasadori i BE-së.

Në telefonin e këtij të fundit më pas është një mesazh i ditës së mërkurë ku ai e uron Ramën për vendimin e Komisionit Europian që rekomandoi çeljen e negociatave.

Ky komunikim, ndonëse pjesa e bërë publike është shumë e kufizuar, shfaq se çfarë ndodh në prapaskenën e krizës politike, ku janë të përfshirë politikanë shqiptarë dhe përfaqësues  ndërkombëtarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT