Tasholli: Feja te shqiptarët asnjëherë nuk e kishte rolin primar në identitet

Analisti Ismail Tasholli tha se konfrontimi me religjionet në Kosovë po ndodh shumë vonë pas një ilumizmi edhe ashtu të vonuar.

“Ky konfrontim ka tingëllimën e 300 vjetëve më vonë të paraqitjes së iluminizmit kur ata tentonin ta vënin autoritetin e arsyes përballë autoritet të Zotit. Sepse ishte pozicioni i tillë i një grumbullimi dhe akumulimi të injorancës së interpretueshme nga religjion ishte bërë pengesë edhe për progres edhe në kontekstin ekonomik por edhe atë politik”.

“Nëse nuk operojmë me kategori dhe mekanizma relativisht brenda një doktrine të interpretueshme, faktikisht ne rrezikojmë që të mos krijojmë hapësira ku toleranca ndjehet në vendin e vet. Çdo gjë është interpretim apriori për çdo tendencë për të dhënë një shpjegim që mendon se e ka mirë dhe kur të konfrontohen dy mënyra të mendimit ose janë me pasoja katrastofale ose janë me një konsensus kur del nga konfrontimi”.

“Por këtu tek ne është shumë interesant, sepse ky lloj konfrontimi vjen pas iluminizmit tonë të vonë dhe Rilindjës Kombëtare dhe të krijojmë një identitet përtej atij fetar. Identiteti kombëtar ka qenë i pakonkurentë me çfarëdo identiteti tjetër”.

“Këto konfrontime sot vijnë pas një konteksti të ri, një perspektive të re. Mos të harrojmë se vende të botës arabe ka investuar këtu me miliona dhe ka shkolluar njerëz, me një shkollë të radikalizuar, ata kanë ardhur këtu dhe automatikisht bartin atë realitetin potencial me vete”.

“Në botën e religjionit janë dy qasje, dy mendësi: Statike – që e pozicionon veten brenda një radikaliteti dhe dogme të pakompromis; Dinamike – që pak a shumë edhe sekularizmin ta fusin brenda operimeve të veta. Drilon Gashin e shoh në këtë grupin e dytë”.

Tasholli tha se mosardhja në debat e Enis Ramës për shkak të Drilon Gashit është një lloj jobarazie e trajtimit të tjetrit

“Përderisa jemi të gjithë të barabartë para Zotit është dashur edhe Driloni të jetë i barabartë para Enisit”.

Ai shtoi se feja te shqiptarët asnjëherë nuk e ka marrë rolin primar në identitet sikurse ka ndodhur në vendet përreth.

“Ka qenë kombi dhe kategori të tjera që kanë marrë pjesë në identitetin tonë për dallim prej popujve përreth. Për shembull në Serbi feja është e pandashme prej politikës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT