Thaçi kritikon Ilir Metën: Nuk duhej ftuar Dodik, anëtari serb i presidencës boshnjake

Presidenti kosovar ka artikuluar kritika ndaj kreut te shtetit shqiptar. Dhe, kuptohet se fjala ka qene per Dodik.

Nderkohe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot Federica Mogherinin në Tiranë gjatë punimeve të samitit të Brdo-Brijunit, ku mësohet se i ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjithashtu, për “Klan Kosova” Thaçi ka thënë se nuk do të pranojë kushtëzime në lidhje me taksën, liberalizimin e vizave dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Në vijim, Thaçi kishte edhe një kritikë për Ilir Metën. Sipas presidentit kosovar, ai nuk duhej të kishte ftuar në Tiranë Milorad Dodik.

“Është gabim i madh që Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takimin e Brdo-Brijonit anëtarin serb të presidencës boshnjake, Milorad Dodik”, mësohet të ketë thënë Thaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT