Thaçi nderon dëshmorët: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marr pjesë në një tubim përkujtimor në nder të 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës, që humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij, Thaçi tha se është nder i madh për të gjithë që të respektojmë këtë ditë historike për kombin, Ditën e Dëshmorëve.

Sot nderojmë dëshmorët e Pejës me rrethinë dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Jam i bindur se shteti ynë është në rrugë të drejtë. Askush nuk është i përkryer por jemi duke e bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”. Thaçi po ashtu ka thënë se fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishte shpresë për Kosovën për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima.

Kujtojmë sot edhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë duke vrarë rreth 13 mijë e 500 civilë, mbi 800 masakra e rreth 20 mijë dhunime. Fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishin shpresë për ne për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima”, deklaroi Thaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT