Thaçi në Morinë: Kufiri Shqipëri-Kosovë, kjo gërmadha kufitare duhet të hiqet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas samitit të Brdo Brijunit, të mbajtur në Shqipëri sot mori rrugën për në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen e tij “Facebook”, Thaçi njoftoi se sapo e ka kaluar pikën kufitare në Morinë, duke thënë se kjo pikë e ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë.

“Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë”, tha presidenti. Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. “Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë”, përfundoi Thaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT