Thaçi: Në veri është prangosur edhe një rus i kamufluar si diplomat
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.
Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë shkruan media kosovare.
Gjatë ditës së sotme në aksionin i cili po vazhdon në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë. Gjatë aksionit është plagosur edhe një polic i Kosovës.
Nderkohe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar vendosjen e të gjitha njësive të Forcave të Armatosura Serbe në gjendje gatishmërie të plotë pas operacionit nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë shkruajnë mediat serbe. Gjatë ditës së sotme në aksionin i cili po vazhdon në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë. Gjatë aksionit janë plagosur edhe katër polic te Kosovës.
“Ka edhe një rus të arrestuar, që ishte kamufluar nën petkun e një diplomati për të penguar policinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi