Thaçi: Negociata për Taksën, çfarë kam biseduar me Ramën për Kufijtë

Nga Tirana, ku u zhvillua Samiti i “Brdo Brijunit”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se çdo vendim kundër liberalizimit të vizave me Kosovën është një vendim diskriminues.

Sipas tij, Kosova ka implementuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Nëse vijon të mos merret ky vendim, është një diskriminim ndaj Kosovës”, tha Thaçi.

Ai më tej ai foli për marrëdhëniet me Serbinë, si edhe për pretendimet për ndryshime të kufijve, ku Thaçi mbrojti tarifën 100 % ndaj Beogradit, si edhe theksoi se do të punohet që Medvegja, Presheva dhe Bujanoci t’i bashkohen territorit aktual të Kosovës.

Përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, tarifa ka qenë e drejtë. Duhet të ketë negociata. Medvegja, Presheva dhe Bujanovci t’i bashkohen territorit aktual të Kosovës”, tha Thaçi.

Ndërsa në lidhje me takimin me Ramën, Thaçi u shpreh se “ka biseduar për heqjen e kufirit mes dy shteteve nën modelin e Bashkimit Evropian”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT