“Tirana në flakë” mes fotove të javës në The Guardian
Fotot më të mira të javës / Kotele, murgj, flakë dhe gjak i rremë. Ky është dhe titulli orgjinal i prestigjozes britanike. Editorët e fotografisë së “The Guardian” përzgjedhin shkrepjet më të mira dokumentuese nga e gjithë bota.

Njerëzit shijojnë diellin në Kelpies. Fotograf: Owen Humphreys/PA

Priftërinjtë qëndrojnë ballë poshtë në dysheme gjatë një ceremonie koordinimi të kryesuar nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit. Fotograf: Giuseppe Lami/EPA

Anëtarët e grupimit “Rebelimi i Zhdukjes” u mblodhën pas derdhjes së gjakut të rremë në hapat e sheshit Trocadero gjatë një demonstrate për rënien e biodiversitetit. Fotograf: François Guillot/AFP/Getty Images

Varkat cobles, të restauruara, rikthehen në lundrim. Coble është një varkë tradicionale peshkimi, e njohur nga bregu veri-lindor. Për shkak të entuziazmit dhe përkushtimit të pronarëve, një numër i këtyre varkave janë restauruar tërësisht. Fotograf: Danny Lawson/PA

Fermerët transplantojnë farat e orizit në një fushë në Chongsan-ri, qarku i Kangso. Fotograf: Cha Song Ho/AP

Kotelet burmese janë fotografuar në Klubin e Maceve në Nor ‘East të Skocisë në kampionatin e organizuar nga Shoqata e Maceve Siameze të Skocisë, mbajtur në Hall Caird. Fotograf: Andrew Milligan/PA

Murgjit budistë ndjekin festimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara të Vesak 2019 në krahinën veriore të Ha Nam. Festimi i Vesak 2019 zgjat nga 12-14 maj, ku marrin pjesë më shumë se 1,600 delegatë nga mbi 110 vende. Fotograf: STR/EPA

Policët përpiqen të shmangin flakët nga një bombë molotov gjatë një proteste anti-qeveritare. Fotograf: Gent Shkullaku/AFP/Getty Images

Courtney Conlogue e SHBA rrëshqet në valë para fillimit të turneut World Surf League për femra, ngjarje që mbahet në Keramas në Gianyar. Fotograf: Sonny Tumbelaka/AFP/Getty Images

Një pamje e përgjithshme pas kalimit të ciklonit Fani. Të paktën 42 njerëz humbën jetën në shtetin e Odishit në Indi dhe në Bangladeshin fqinjë, pasi cikloni u fut në rajon më 3 maj, duke sjellë erërat që e kalonin shpejtësinë e 200km/h. Fotograf: Asit Kumar/AFP/Getty Images

Atletët dalin nga seksionet e notit të Ironman 70.3 Pays d’Aix. Fotograf: Nigel Roddis/Getty Images for Ironman

Një grua përgatit ushqim për myslimanët që thyejnë agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në xhaminë Jogokariyan. Fotograf: AFP Contributor/AFP/Getty Images

Qentë shih tzu në Festivalin e Qenve Dogfest, i cili u zhvillua në fundjavë në Knebworth House. Fotograf: Keith Mayhew/SOPA Images/Rex Shutterstock

Turmat në festivalin Thrissur Pooram. Fotograf: Paolo Gislimberti/Alamy Stock Photo

Italiani i garave rally Lorenzo Bertelli drejton mjetin e tij M-Sport Ford WRT me bashkë-drejtuesin, Simone Scattolin, gjatë Kampionatit Botëror të Rally. Fotograf: Martin Bernetti/AFP/Getty Images

Aktivistët e të drejtave të LGBT morën pjesë në protestën vjetore kundër homofobisë dhe transfobisë. Fotograf: Reuters

Studentët e Teatrit të Kilit performojnë me një ndërhyrje artistike në Plaza Baquedano gjatë Ditës Kombëtare të Teatrit. Fotograf: Alberto Valdés/EPA

Fishekzjarrët mbi katedrale shënojnë fundin e Feria de Abril, panairit të pranverës në këtë qytet. Fotograf: Raul Caro/EPA
Përgatiti: L. Veizi/ DITA