“U dogj” për 27 ditë, zbardhen arsyet pse KQZ nuk pranoi Belerin si kandidat

Zbulohen arsyet përse KQZ nuk i dha dritën jeshile Fredi Belerit për të kandiduar si i pavarur në Bashkinë Himarë për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në relacionin e zyrës juridike të KQZ thuhet se Gjykata e Vlorës e ka dënuar Bejlerin me 3 vite burg më 18.07.2006 për akuzat e “Thirrjes së urrejtjes Nacionale” dhe “Poshtërim të republikës dhe simboleve të saj”.

Ky vendim është lënë në fuqi prej Gjykatës së Apelit Vlorë dhe asaj të Lartë.

Ky dënim thotë KQZ përfshihet brenda periudhës së ndalimit për kandidim në funksionin e kandidatit për kryetar bashkie. Afati është 10 vjeçar që nga përfundimi i dënimit dhe për Bejlerin skadon në 27 korrik të këtij viti.

Në këto kushte me 5 vota pro, KQZ vendosi të refuzojë kandidimin e Bejlerit i regjistruar për të garuar si i pavarur nën emrin Dhionision Alfred Petro Bejleri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT