VIDEO/ Si u rrahën me policinë deputetët e PD, brenda Drejtorisë së Tiranës

Video e mëposhtme është bërë më 16 shkurt 2019, kur deputetët e Partisë Demokratike mësynë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Deputetët e PD Flamur Noka, Klevis Balliu, Enekelejd Alibeaj, Gent Strazimiri etj, përplasen fizikisht me efektivët e policisë.

Por ajo çfarë bën ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, është e paprecedentë.

Noka tërheq forcërisht një nga afektivët nga pas koke, duke hyrë brenda zyrës së drejtorit.

Policia nuk e ka referuar këtë ngjarje në Prokurori, duke ndenjur “duarkryq” përballë ish-deputetëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT