Vizita “blic”/ Para protestës së PD, në Tiranë vjen NATO

Ditën e diel, pak orë para protestës së opozitës dhe aleatëve të saj, Tiranën pritet ta vizitojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mësohet gjithashtu se Stoltenberg do të qëndrojë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar dhe pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të bisedimeve pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Ndërkohë, të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. PD dhe aleatët e saj jo vetëm që i ka bojkotuar, por kanë paralajmëruar pengimin e tyre.

Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog, ndërsa ka kushtëzuar edhe angazhimin e Gjermanisë për të ndërmjetësuar, pasi kërkon me çdo kusht largimin e Edi Ramës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT