Vuçiç: Rezoluta 1244 thotë se serbët kanë kryer terror në Kosovë
Presidenti serb gjatë fjalimit të tij, ka deklaruar se për Kosovën ekzistojnë dy skenarë të ndryshëm.
“Janë dy skenarë të ndryshëm për Kosovën, ku njëri është normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët, ndërsa tjetri është konflikti i ngrirë, i ndërprerë kohë pas kohe me përleshje dhe i cili do të ishte katastrofal dhe assesi nuk do të ishte i përshtatshëm për ne”, ka theksuar ai dhe më pas ka folur edhe për rezolutën 1244 të OKB-s për Kosovën, raporton zeri.info.
“Në rezolutën 1244, ka edhe gjëra të mira, edhe të këqija për ne. Gjërat e këqija nuk i kemi shikuar. Njerëzit nuk e dinë se në rezolutë shkruan se serbët kanë kryer terror në Kosovë”, ka deklaruar ai../ZERI