Zyrtari i lartë britanik i prerë: Uluni në dialog ose do njohim zgjedhjet e 30 qershorit
Kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Britani të Madhe ku ka marrë një tjetër thirrje të fortë nga ndërkombëtarët që të ulet në bisedime pa kushte me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimeve me Konservatorët, Basha ka zhvilluar një takim në mesditë në orën 14:00 me Andrew Page, që është drejtori për Ballkanin Perëndimor në Britaninë e Madhe.
Report Tv raporton sipas burimeve, ku bëhet e ditur se qëndrim i Andrew Page ishte i prerë: Basha duhet të ulet në negociata me kryeministrin Edi Rama pa parakushte, përndryshe zgjedhjet e 30 Qershorit do të njihen edhe sikur të gjitha bashkitë të fitohen nga PS.