75 vjet të përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë – Nju Jork 2019

Më 27 qershor 2019, Bashkësia Shqiptare në SHBA do të organizojë disa aktivitete për të përkujtuar vitin e 75-të të dëbimit të çamëve nga atdheu i tyre.
Ngjarjet kryesore do të mbahen në qytetin e Nju Jorkut dhe në zonën e Tri-Shteshit, janë në bashkëpunim me Shoqata dhe Organizata të shumta Shqiptare Amerikane. Kjo ngjarje do të nxjerrë në pah mizoritë e kryera kundër popullit Çam dhe kërkon të informojë amerikanët për gjendjen e vështirë të çamëve, dhe të kërkojë nga Greqia – shteti Grek të njoh të paktën këtë Çështjen e Çamërisë simbas konventave ndërkombëtare, anëtare e të cilave është et Greqia.
Për të përkujtuar këtë përvjetor jubilar të Çështjes së Çamërisë kësaj jae në metropolin e botës Nju Jork po mbahet “Java Shqiptare 2019” e cila është konceptuar për të përkujtuar 75 vjetorin e gjenocidit grek të popullsisë Çame, dhe po shoqërohet cdo ditë me aktivitetet ku tema e saj është Chameria – Genocidi Cham
Një javë në komunitetin shqiptar në zonën Tri-Shtetshit, kjo ngjarje ka një maratonë shtatë-ditore me aktivitete të cilat nisën në Staten Island me nxësit e shokklave shqip, dhe shkollae të mesme,si dhe takime me udhëheqës të këtij komuniteti, dhe organizatat lobuese të komunitetit për Cështjen Chame, takime me figura të shquara të komunitetit dhe vizita të udhëheqësve të kësaj jave Marko Kepi dhe Marin Mema nga Tirana me organizatat dhe grupeve të shoqatave të komunitetit shqiptaro-amerikan, institucionet tona fetare, dhe organizmin e auditoriumeve e paneleve, shoqëruar këto edhe me programe artistike e hapjen e eksopozitave.
Dhe, natyrisht që çdo gjë do të kurorëzohet ose do të konkludohet në fund të kësaj jave në komunitetin shqiptar në zonën Tri Shtetshit me Paradën Madhe Shqiptare më 8 qershor në qendër të qytetit Nju Jork – Manhattan, në bulevardin e famshëm “Amerika” ku do të këndojnë e vallëzojnë e parakalojnë vetëm Kuq e Zi, shqiptarët e Amerikës për të shënuar 75 vjetorin e e gjenocidit grek ndaj të popullsisë çame, një teme kjo e cila u zgjodh nga bashkësia shqiptare si temë e aktivitetit të Javës së Çamërisë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkauar të Amerikës.
Mysafir i nderit nga Shqipëria në këtë Paradë madhështore është caktuar “Grand Marshall of Parade” reporteri Marin Mema, gazetar i televizionit Top Channel nga Tirana dhe autori i disa cikleve dokumentare që kanë marrë vëmendje të madhe në botën shqiptare.