A do të japë dorëheqjen Presidenti?

Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dhënë fund çdo dileme lidhur me qëndrimin e tij në postin për të cilin është zgjedhur në krye të shtetit.

Pyetur për nismën e PS në Kuvend për shkarkimin e tij, Meta u pyet nëse po e sheh mundësinë e dhënies së dorëheqjes. Ai ka thënë prerë se jo, madje ka deklaruar se do të jetë në këtë detyrë deri në 24 korrik të 2022.

“Ky institucion nuk i përket Metës, por Republikës dhe ky institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga ky do të fillojë ringritja e Republikës dhe nuk do të bëhet vendi koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar është vend që i takon gjithë shqiptarëve, ndaj këtu do të jemi deri në 24 korrik të vitit 2022”, tha Meta.

Presidenti Meta pas fjalimit të tij para gazetarëve ka marrë edhe pyetjet nga këta të fundit.

Një prej pyetjeve ishte nëse Presidenti do të japë dorëheqjen dhe nëse do të shpërndajë Parlamentin, por Meta nuk ka lënë të kuptohet një gjë e tillë.

“Kam bërë çdo veprim me përgjegjshmëri. Do t’i shërbej gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave Kombëtar. Shpresojmë që ta bëjmë këtë gjithmonë.” ka thënë Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT