A mundet Presidenca të anulojë zgjedhjet? Çfarë parashikon Kushtetuta

Ilir Meta ka vendosur t’i vijë në ndihmë opozitës dhe pak para nisjes së protestës së kësaj të shtune, ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën shprehej se anullon vendimin e mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor.
Vendimi i Ilir Metës erdhi vetëm pak orë pas kërcënimit të ashpër të SHBA-së ndaj Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës, se do të përgjigjen nëse pengojnë me dhunë mbajtjen e zgjedhjeve.
Por çfarë thotë Kushtetuta në këtë rast?
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon kompetencën e Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Ajo dispozitë për këto zgjedhje është ezauruar.
E ka bërë efektin e vet ditën që Meta aty ka mbështetur nxjerrjen e dekretit per daten e zgjedhjeve.
Referenca kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit është konsumuar për këto zgjedhje dhe nuk mund të merret vendim për shfuqizimin e saj.
Kjo dispozitë mund të ripërdoret kur të vijnë zgjedhjet e tjera, por në këto zgjedhje është e pamundur pasi vetë ligji themelor i shtetit nuk e lejon diçka të tillë.
Kështu që nuk dihet nëse e ka mbështetjen ligjore presidenti Meta për këtë vendim.
As ai vetë nuk e di në fakt, pasi nuk ka dhënë argumente ligjore, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëjë vetëm ditën e hënë.