Arben Duka: Tridhjetë vitet e historisë pas ’90-s në tridhjetë strofa

Duke e filluar,
në vitet Nëntëdhjetë,
gati kam kaluar,
unë në çdo gazetë!
E duke lexuar,
këtë vjershërim,
del biografia,
e Atdheut tim!
Dhe sot realisht,
është vështirë vërtet,
të nxjerr në tridhjetë strofa,
tridhjetë vite jetë!
Asgjë për së largu,
nuk e kam vëzhguar,
po kam qenë në jetë,
tej i angazhuar!
Edhe fizikisht,
dhe vargjet e mia,
unë kam qenë aty,
ku bëhej historia!
Atëherë akoma,
jetoja në Fier,
pranë Petro Koçit,
isha shumë i vyer!
Ahere mjedisi,
nuk qe kaq i pistë,
kishte midis nesh,
plot idealistë!
Gjithë idealistët,
qenë tek socialistët,
dhe lidhje nuk kishin,
hiç me komunistët!
Në zgjedhjet e para,
që u bënë tek ne,
krejt u shkatërrua,
opozitë e re!
Ndaj u bënë të dytat,
pa shkuar një vjet,
pushtetin-Ramizi,
Salës ja la vetë!
Që ja fali vetë,
u duk ashiqare,
tri muaj më pas,
në zgjedhjet lokale!
Opozitë e re e ,
doli fare blozë,
70 për qind e Vendit,
u ngjye në rozë!
Ngriti Salë Berisha,
sistemin e dhunës,
kundër Socialistes,
jo Partisë së Punës!
Emri qe ndërruar,
dy vite më parë,
shoku Fatos Nano,
ishte kryetar!.
Kur e pa Saliu,
sa keq përfundoi,
pa menduar shumë,
Nanon arrestoi!.
K’tu u instalua,
Gestapo e Hitlerit,
saqë dukej lule,
pushteti i Enverit!
Sala që kish qenë,
komunist i vjetër,
mori pas lokaleve,
një goditje tjetër!.
I rrëzoi Saliut,
populli i vet,
atë Kushtetutë,
që e bënte Mbret!.
Sala u shndërrua,
në fashist i tëri,
shefa policie,
burgaxhinjtë i bëri!
Kohë e piramidave,
shumë shpejt ja mbriu,
në fushatë me Salën,
Sudja dhe Vehbiu!
Në ekstrem të dhunës,
Sala i fitoi,
po shtet e pushtet,
krejt i shkatërroi!
Ato po qenë vjedhje,
haqur-fare hapur,
jo këto përgjime,
që tani janë kapur!
Çdo kuti votimi,
shteti vetë e kapi,
pas rënie së Sudes,
Sala depot hapi!
Familjen e vet,
në Itali e çoi,
dhe Pandeli Majkua,
kokën ja pushtoi!
Veri edhe Jug,
u bë badërdi,
nga harta po fshihej,
emri Shqipëri!
Gjithë mediat e Botës,
na nxorrën barbarë,
pat 97-ta,
mbi dhjetmijë të vrarë!
Tani përsëri,
nga ekranet vjellin,
atë situatë,
duan prapë të sjellin!
Në burgim përjetë,
do qe xha Saliu,
po e shpëtoi paq,
Majko Pandeliu!
Majko Pandeliu,
dhe Mejdani vetë,
se të paduruar,
ishin për pushtet!
Berishë krimineli,
jo që s’u dënua,
por pak e nga pak,
u rehabilitua!
Në fund i dha frutet,
fara që vetë mbolli,
Xhuveli dhe Meta,
në pushtet e solli!
Sërish kriminelin,
asnjë gjë s’e gjeti,
dhe pse për Azemin,
u bë një Grusht Shteti!
Iku Grushti i Shtetit,
Gërdeci në erë,
ku vrau Saliu,
27 të tjerë!
Treqind të plagosur,
hajde ç’badërdi,
s’shkuan Salë e Metë,
në prokurori!
Po vulën e krimit,
vrasjet e Janarit,
ja vunë të çeliktë,
Lulit dhe Shpellarit!
Kèta kriminelë,
gjak shqiposh kanë pirë,
tani ulërasin,
për votën e lirë!
Këtyre barbarëve,
që kanë vrarë e prerë,
asnjë qime floku,
s’ju prek asnjëherë!
Rama mund të mbetej,
dhe në histori,
po t’i sistemonte,
të gjithë në qeli!
Po në këtë pikë,
s’bëri gjë vërtetë,
se të zë në çark,
ai leku i shkretë!
BE-ja aq shumë,
s’na duhet tani,
po vetëm Reforma,
që pjell drejtësi!
Po vetëm Reforma,
që pjell drejtësi,
ku të sistemohen,
të gjithë në qeli!
Kur të sistemohen,
të djathtè e të majtë,
se të një sistemi,
janë gjithë djajtë!
A.DUKA