Asnjë incident i vetëm, pas apelit të SHBA, Basha merr në dorë ‘frenat’ e protestës

Ndryshe nga protestat e mëparshme protesta e opozitës ka qenë më paqësorja në 4 muaj që nga nisja e tyre. Ajo ka nisur e qetë që tek kryeministria ku nuk u hodh as edhe një shashk nga militantët e PD.
Ndërsa edhe parlamenti i cili më parë ka qenë vendi i sulmeve nga protestuesit, ka kaluar pa incidente. Ata janë larguar nga zona e ‘nxehtë’ e Kuvendit, duke u nisur drejt selisë blu në qetësi.