Basha është shumë i vendosur: Këtë herë nuk do bëjmë pazar

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu opozitar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

“Kriza politike ka tre dimensione, kapjen e gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokraci. Publikimet më të fundit të Bild dëshmojnë se kemi shkrirjen e krimit partisë në pushtet dhe institucionet në një. Zgjidhja nuk mund të kalojë me marrëveshje dhe thjesht me pazar mes palëve. S’mund të ketë zgjidhje pa drejtësi, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve që bashkë me kriminelët i kanë vjedhur zgjedhjet pooullit, e kanë ngritur një qeveri ilegjitime”, shprehet Basha.

Sipad tij “nëse nuk arrijmë këtë nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë akoma më të thellë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT