Basha thirrje policëve: Mos e zbatoni ligjin sepse nuk na ‘thyeni’ dot

Masa e arrestit me burg për krerët e PD në Librazhd, Elbasan dhe Prrenjas ka bërë që Lulzim Basha të reagojë sërish këtë dielë, këtë radhe përmes një konference.

Edhe pse opozita joparlamentare proteston prej katër muajsh, Basha tha se është pikërisht Edi Rama ai që po ushtron dhunë në rrugë. Kryedemokrati e lidhi këtë me shoqërimin e disa militantëve të PD dhe LSI që kanë goditur eskortën e kryeministrit.

I paprecedentë ishte edhe një thirrje e Bashës për policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Ai tha se do të jenë pikërisht ata që nesër do të shoqërojnë Ramën, por edhe do të përgjigjen. Ndërkohë, Basha u kërkoi të mos i shoqërojnë protestuesit e dhunshëm, sikurse e parashikon Kodi Penal.

“U bëj thirrje punonjësve të instituvioneve ligjzbatuese të mos vijojnë arretstimet sepse nuk na thyejnë dot. Plani dëshpërues i Edi Ramës do të jetë fundi i tij” – tha Lulzim Basha ndër të tjera, teksa ftoi qytetarët t’i bashkohen më 21 Qershor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT