BE, me Shkupin si me Tiranën: Detyrat i bëtë, por disa shtete nuk duan
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, pranoi se tani për tani nuk ka pajtim të plotë midis vendeve anëtare të BE-së për të autorizuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut.
“Unë e di se disa shtete anëtare kanë disa shqetësime. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i bindur ato”, tha Juncker.
Presidenti i KE-së, priti kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Juncker theksoi se Komisioni e ka bërë të qartë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e mundshme dhe se tani i mbetet Këshillit të BE-së që të mbajë pjesën tjetër të premtimit.
Debati i parë në këtë drejtim do të mbahet më 18 qershor, por nuk ka garanci se do të merret një vendim përfundimtar.
Juncker tha se qëllimi i Komisionit Evropian ishte që vendimi të merret “gjatë verës.