BE, presidenti i MV kërkoi “ndarjen nga Shqipëria”, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me kërkesën e presidentit të Maqedonisë së Veriut Pendarovski një ditë më parë. Kujtojmë se Presidenti Stevo Pendarovski kërkoi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë të ndara procesin e hapjes së negociatave.
Në lidhje me këtë kërkesë, Kryeministri Rama tha se i dukej e çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratik të vendit fqinj.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”.