Berati i 1001 dritareve: Aty ku e bukura kryqëzohet me historinë

Dikush kërkon t’i ngjitet më këmbë kullës Eiffel, dikush të provojë pica pranë shatërvanit në Trevi e dikush të shoh 1001 dritaret e Beratit të bukur shqiptar, shkruan Gazeta Metro.

Berati njihet si qyteti i një mbi një dritareve. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Ia vlen të ecësh më këmbë dhe të takosh banorët, të cilët jetojnë ende në muret mesjetare dhe t’u gëzohesh pamjeve të minareve dhe të kishave në luginën e Osumit.

Berati është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e Rrethit të Beratit që bën pjesë në Qarkun e Beratit. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.

Kuzhina është e thjeshtë në Berat. Bli një shishe vere lokale, bukë të ngrohtë dhe eksploro qytetin e bukur.

Dhe nëse jeni me fat, ju do të mund të shihni edhe një ceremoni shqiptare dasme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT