‘Bild’ publikon përgjimet: Avdylaj, drejtorit të UKD: Më jep listat, duhet me i qeth

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot një seri përgjimesh të reja mes  Astrit Avdylaj, kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, si dhe me zyrtarë të Partisë Socialiste.

Në këto përgjime flitet për votat në zgjedhjet e 2017-ës ndërsa Astrit Avdylaj duke i kërkuar Ivo Doçit, drejtorit të UKD listën e punonjësve, sipas tij që janë mbështetës të PD, të cilëve përmes presionit të vendit të punës duhet të votojnë për PS.

Përgjimet:

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam si ia cove?

Drejtori i UKD: Astrito si je?

Avdylaj: Isha cik te ai në Durrës, me Arbanën dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol cik, me pas listën që ke kundër dhe atë të PD, të gjithë emrat që ke kundër

Drejtori i UKD: I kam nda unë i ke gati komplet i kam bërë më parë

Astrit Avdylaj: Kur të kesh kohë, duhet me i thirrë që ti tundim nga një cik, o te puna o të na japin votën, o të ikin te shpia

Drejtori i UKD: I kam nda unë, komplet, edhe kush ka qenë në punë

Astrit Avdylaj: Duhet me i qeth me një fjalë se duhet

Drejtori i UKD: Patjetër

Avdylaj: Mirë pra, na fal

Drejtori i UKD: Ca thu mo burrë, natën…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT