“Blindohet” Tirana, 1500 forca policie shpërndahen nëpër qytet

Opozita do mbajë sot protestën e saj të radhës kombëtare. Për ruajtjen e sigurisë dhe rendit janë angazhuar 1500 efektivë policie.

Protesta do të nisë në orën 20:00 dhe Partia Demokratike ka kërkuar leje që të vazhdojë deri në orën 23:59. Por, ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, policia ka dhënë leje deri në orën 22:00.

Ambasada e SHBA i bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT