Botimi i përgjimeve, Dako nuk paraqitet në zyrë, reagon UKD

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk ka pranuar të komentojë përgjimet që kanë dalë ditën e sotme nga media gjermane “Bild”, të publikuara nga gazetari gjerman Piter Tide.

I kontaktuar nga mediat, Dako ka pohuar se aktualisht nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me këto përgjime.

Ai nuk është paraqitur sot në ambientet e bashkisë që ai drejton prej rreth 12 vitesh apo 3 mandate.

Ndërkohë, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, në një reagim për mediat, tha se personi që figuron në përgjime, Ivo Doçi, nuk ka qenë ndonjëherë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës dhe as është aktualisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT