Djegia e KZAZ, Rama: Vijon revolucioni imagjinar i bashkive blu

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve që kanë ndodhur këtë të mërkurë në disa KZAZ në vend.

Si pasojë e tensioneve në rritje në Burrel dhe në Klos janë djegur materialet zgjedhore të KZAZ-ve.

Shefi i qeverisë në reagimin e tij thekson se kjo që po ndodh është një aksion imagjinar i punonjësve të bashkive blu.

“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes:A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD-LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT