Dokumentari që po ‘cmend’ rrjetin, rreth vuajtjeve të popullit shqiptar dhe “vuatjeve” të politikës

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” ka publikuar dokumentarin “Triumfi i politikës dhe shkatërrimi i Shqipërisë”  ku sjell në dritë disa fakte rreth vuajtjeve të popullit shqiptar dhe “vuatjeve” të politikës. Në këtë dokumentar tregohet se si politika tallet me popullin shqiptar dhe ku për pushtet ata bëjnë gjithçka, e për afro 30 vjet me radhe e njejta situatë!

Ky dokumentar ka për qellim ndërgjegjësimin ndaj mashtrimeve që politikanët i kanë bërë dhe i bëjnë shqiptareve, vetëm e vetëm për të marrë pushtetin. Nga triumfi i politikës deri tek rrënimi i shqiptarëve…

Shqiptarët kanë qënë dëshmitare të krizave politike që nuk i kanë shërbyer interesit publik, por atij personal. Kriza që shpesh herë kanë patur të njëjtin objekt dhe natyrë. Por palët kanë parë veten, njëher si pushtetar dhe një herë si opozitarë… e ndërsa populli dhe Shqipëria vazhdon e vuan.

“Zgjohu Shqiptar” bën thirrje se duhet të refuzojmë djegjen e Shqiperise per interesa te partise, duhet të refuzojmë djegien qoftë edhe të një fije bari e cila sërisht do të zëvendësohet me paratë tona.

Në dokumentar theksohet se tashmë ka ardhur dita që ne shqiptarët të ndalojmë së luftuari me njëri-tjetrin, ë kuptojmë se jemi vëllezër të të njëjtës nënë: SHQIPËRISË.

Për më shumë ndiqni dokumentarin: 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT