Fshati Vermosh, kryevepra e Alpeve Shqiptare

Vermoshi është fshati më verior i Shqipërisë, i cili shtrihet në një luginë të Prokletisë, përgjatë një lumi me të njëjtin emër. Pozita gjeografike që ka, e ka bërë atë një ndër fshatet më të bukura në vendin shqiptar, shkruan Gazeta Metro.
Fshati ndodhet në ish-komunën e Kelmendin, ndërsa në reformen e qeverisjes lokale të vitit 2015, u bë pjesë e komunës Malësi e Madhe.
Bukurinë këtij fshati që ndodhet në kufi me Malin e Zi, ia ka shtuar lumi që mban të njëjtin emër, si dhe shtrirja në Alpet Shqiptare.
Lumi Vermosh shfaqet nën emrin malazez të Vrhosha nën pikun e Maglicit në zonën e Kuçit të Malit të Zi lindor, pak para se të kalojë në Shqipëri.
Shumë prej turistëve shkojnë në Vershmosh për malet e këtij fshati.
Karakteristikë e tij janë edhe bimët medicine dhe endemike që gjenden atje, e që janë mbi 30 lloje.
Ndërsa, disa prej aktiviteteve që mund t’i kryeni në Vermosh janë hiking, peshkim, kalërim si dhe konkursi ‘Miss Bjeshka’.