Gazetari i “The Guardian”: Tirana, një qytet interesant. I mrekullueshëm për t’u vizituar

Tirana, prej kohësh tanimë, tërheq vëmendjen e gazetarëve të huaj për gjallërinë që ka, por edhe për transformimin e pësuar, sidomos kur ndërthuret ruajtja e së shkuarës me modernizmin. Këto ditë, një nga gazetarët më të njohur britanikë, Shaun Walker, korrespondent i gazetës prestigjioze britanike “The Guardian” për Evropën Qendrore dhe Lindore, ka vizituar kryeqytetin shqiptar dhe përmes postimeve në Twitter ka ndarë me miqtë e tij disa nga momentet dhe përjetimet për Tiranën.

“Një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti”, shkruan Shaun Walker.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e tij të huaj, të cilët e cilësojnë Tiranën si një qytet shumë të bukur dhe miqësor. “Akulloret janë të mrekullueshme, njerëzit janë miqësorë, një qytet shumë i bukur. Pamje e mrekullueshme nga maja e teleferikut gjithashtu. Shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të kohës tuaj atje”, shkruan njëri prej tyre.

Një tjetër, me profesion arkitekt, i cili e ka vizituar Tiranën tetorin e shkuar, thotë: “Studioja arkitekturore @C20WestMids kaloi një javë në Tiranë, tetorin e kaluar, dhe zhvilluan një prezantim në janar. Qytet interesant, njerëz mikpritës, histori të papara”.

Ritmi i kryeqytetit, por dhe ajo se çfarë ofron për turistët e shumtë, ka bërë që vizitorët të dashurohen me kryeqytetin. “Mahnitëse, faleminderit që e ndan me ne! Kam vizituar Tiranën tetorin e kaluar dhe e kam dashuruar”, shton një tjetër.

Mes shumë fotove të publikuara nga Shaun Walker, bie në sy edhe një postim për kryebashkiakun Veliaj. Gazetari thotë se teksa po intervistonte Veliajn, ky i fundit e ndërpret dhe i thotë: “Më prisni pak, sa të celebroj një çift” (dhe shfaqen karriket, mysafirët, torta)”.

Sot në Tiranë gjeta një gazetë ku njoftohej vdekja e Hoxhës, që i shtohet asaj për Leninin. Tani më mungojnë Mao dhe Tito.

Sot bëra një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij, në vitin 1985. Një vend i mrekullueshëm, ngjethës. Është i mbyllur për publikun dhe duket gati njësoj siç ishte në kohën kur ai vdiq.

Dhomat e vilës janë mjaft funksionale, të kompletuara me mobilijet më të mira që mund të ofronte Shqipëria e atyre viteve.

Në mure gjen copëza të ndryshme nga arti i realizmit socialist.

Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga 74 (!) veprat e tij.

Dyert e dhomës së gjumit ishin pajisur me izolim zhurmash.

Shikoni këto pllaka në banjën e tij.

Ja një dhomë ndënje e këndshme dhe e rehatshme.

Ja edhe një tjetër.

Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një tunel që të shpinte në bunker, nëse paranojakut Hoxha do t’i duhej të arratisej befas.

Në të gjallë të tij, e gjithë kjo zonë e qytetit ishte e mbyllur për publikun dhe këtu jetonin vetëm krerët kryesorë të partisë. Tani është zona ku zhvillohen eventet më të mëdha në Tiranë. Ja dhe një KFC nga ballkoni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT