Haradinaj: Rusi spiun i kamufluar
Kryeminstri i Kosovës Rramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kombeve të Bashkuara, që janë shprehur se diplomati rus i UNMIK-ut nuk mund të shpallej non grata (i padëshiruar) në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj deklaroi se rusi ishte spiun i kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.
Reagimi i plotë Haradinajt:
Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.
Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku.