Holanda i “mbyll dyert” Shqipërisë në BE: Keni ende shumë punë

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok është shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai ka deklaruar se ka ende një rrugë të gjatë për Shqipërinë dhe se Holanda i mban të mbyllura dyert e BE për Shqipërinë.

“S’jemi të interesuar për hapjen e dyerve të Shqipërisë.  Isha i qartë në fjalimin. Qeveria jonë i ka dyert e mbyllura për Shqipërinë”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Stef Blok.

Sipas tij, në Maqedoni janë ndërmarrë hapa të mirë. Deputetët kërkuan të mësonin qartësisht qëndrimin e Holandës për nisjen e negociatave dhe ministri ishte i prerë.

“Por ata nuk janë ende atje. Ka ende diçka për t’u bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT