Ja se si tallen me himnin kombëtar anëtarët e partisë shqiptare ‘AlternAtivA’ në maqedoni (VIDEO)

Studentët shqiptarë gjatë një ceremonie në Maqedoninë e Veriut ku është luajtur edhe himni kombëtar në fillim të ceremonisë së saj, disa ngrihen në këmbë per ta respektuar e ndërsa disa të tjerë rrin ulur e tallen me kete simbol kombetar. Kush është fajtori për këtë situatë që mos të respektohet as himni kombëtarë nga vet Shqiptarët në Maqedoni!?
Kujtojmë që himni jonë kombëtar nuk është thjesht një këngë, AI është kryekënga jonë dhe për këtë kërkohet respektimi rigoroz nga gjithsecili e sidomos nga vetë ne shqiptarët.
Eshtë për të ardhur keq kur dhe protagonisti kryesor i kesaj situate të pakëndshme që qesh e tallet në momentin që luhet himni, eshte edhe i biri Skënder Rexhepit, ish sekretari i pergjithshëm i partisë BESA në Maqedonin e Veriut dhe sot zyrtar i larte i pasrtise AlternAtivA. E cfarë presim ne shqiptarët perfaqësim të denjë nga keta politikanë që as fëmijët e tyre nuk i edukojnë me dashuri për atdheun dhe për simbolet e saj. Janë po keta politikanë që ditët e votimit bëhen patriotë, bëhen më shqiptarë se shqiptarët e vërtetë, bëjnë gjithcka për të marrë votën dhe pasi fushata përfundon… ata thjesht fillojnë të punojnë për familjen e tyre dhe të mbushin xhepat e tyre, ndërsa për popullin kurrë nuk ju bie ndërmend as tu shërbejnë e as ti respektojnë…
Politikanë të tillë janë shqiptarë vetëm ditët e votimit dhe gjatë kohës së fushatave, i mësojnë fëmijëve shqipën dhe vlerat e shqiptarisë vetem kur ka zgjedhje, e ndërsa në jetën e përditshme ata shndërrohen si hiena dhe herë pas here më antishqiptarë se antishqiptarët.
Mesohet se edhe pjesa tjetër që nuk është cuar në këmbë dhe nuk ka respektuar himnin kombetar, sipas informacioneve njoftohet se janë anetarë të po kësaj partie. Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” kërkon menjëherë reagim të menjëhershëm dhe falje publike për këtë gjest të shëmtuar dhe jo normal./zgjohushqiptar.info