Jalë – Perla e bregdetit shqiptarë

Plazhi i Jalës është një nga më të bukurit në të gjithë bregdetin jon. Bukuria e gjirit të bën për vetë që lart në kodër, një vend i cili fokusohet në aparatin e gjithsecilit prej nesh, si një pamje mahnitëse për të mos u harruar, transmeton Gazeta Metro.
Sapo del nga fshati Vuno për në Himarë, në një rrugëz që kthen në të djathtë për nga deti, nëpërmjet gurëve që zbresin tatëpjetën, fshihet kjo bukuri natyrore.
Pasi zbret në plazhin e mrekullueshëm panorama e parë të bën që të ndalesh fillimisht buzë detit të kristaltë për të bërë një “kredhje” në ujë para se të shkosh në hotelin, shtëpinë apo çadrën e zgjedhur.
Vija bregdetare është shumë e përshtatshme edhe për ata që nuk i pëlqejnë plazhet me gurë, pasi gurët e imtë nuk shkaktojnë bezdi pas daljes apo gjatë hyrjes në det. Deti është i pastër, saqë në një thellësi prej më shumë se 4 metrash dallon shumë lehtë dhe diçka fare të vogël.
Zona e plazhit ndahet në dy pjesë, në njërën anë janë familjarë dhe grupe të të rinjve të cilët qëndrojnë në Tenda në LowCost dhe nga ana tjetër ajo pak më e shtrenjtë, ku çmimet i kalojnë dhe 1000 mije lekë të reja për çadër, por siç i thonë në këto raste “Qejfi Paguhet më shtrenjtë”.
Kampet verore, janë një atraksion më vete për të qëndruar në Jalë, e që çdo vit e më shumë po bëhen më të frekuentuar. Me qindra të rinj mblidhen çdo vit në këto kampe të cilat janë të përballueshme për të gjitha shtresat pasi për të qëndruar një natë, aty paguhet për çdo njeri 1000 lek përfshi fjetjen mëngjesin dhe darkën.
Jeta e Natës përqendrohet kryesisht te klubet e natës ku festat nuk mungojnë çdo fundjavë, si ditën po ashtu dhe natën ndërsa në fundjavë për të gjetur çadër, është thuajse e pamundur nëse nuk keni prenotuar më parë. /gazetametro.net
