Kërkohet me ligj të ulet zëri i ezanit në 800 xhami?!

Afër 800 xhami ekzistojnë sot në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre janë të ndërtuara në qytetin e Prizrenit, saktësisht 35.
Duke qenë se Kosova është e populluar me shumicë totale islame, edhe shprëndarja e këtyre objekteve fetare ka qenë më e madhe se e kishave dhe katedraleve, shkruan lajmi.net.
Projektligji për zhurmën i cili shumë shpejt pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim nuk parasheh ndonjë kufizim për zhurmën e objekteve fetare, xhamive ose kishave.
Këtë po e thotë edhe Leutrim Sahiti nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ai për lajmi.net thotë se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i një qasjeje unike me synim të shmangies, parandalimit dhe zvogëlimit të efekteve të dëmshme, duke përfshirë bezdisjen për shkak të ekspozimit të zhurmës në mjedis.