Kjo është shqiptarja, eksperte e sëmundjeve kardiovaskulare në Itali

Edhe një shqiptare tjetër po tregon sukses në fushën e mjekësisë. Ajo është Edina Cenko,e cila është eksperte e sëmundjeve kardiovaskulare në Itali.
Prej disa vjetësh ajo është kërkuese shkencore në fushën e epidemiologjisë dhekardiologjisë, pranë Departamentit të Eksperimentimit, Diagnostikimit dhe SpecializimitMjekësor (DIMES) në Universitetin e Bolonjës, përcjell albinfo.ch.
Përveçse punës në Univeristet, ajo ka publikuar disa artikuj shkencorë. Ajo gjithashtuështë edhe pjesëtare e disa shoqatave mjekësore në Itali dhe Evropë.