Kolegji rrëzoi dekretin, Presidenca: Skeç i radhës, asnjë suprizë!

Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi të lërë në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, ka ardhur një reagim nga Presidenca.

Zëdhënësi i Presidencës e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor një skeç të orkestruar prej kohësh.

“Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh”, shkruan ai.

Pak më parë, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri, për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor, që do të thotë se Kolegji ashtu si KQZ nuk e njeh dekretin e Presidencës për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh lokale.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT