Kosovë, xhandarmëria serbe lëvizje në brendësi të territorit

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës.  RTK, ka mësuar nëpërmjet burimeve, se në 31 maj të këtij viti,  në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës, një ekip prej katër pjesëtarësh  nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth tetë kilometra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë të Kamenicës. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në “Kapi”, rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë ndonjë ndalesë të qytetarëve në atë zonë, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.

Ky është konsideruar si një provokim i rradhës i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, pasi nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT