Kriza politike, zyrtarë të lartë gjermanë vizitë në Tiranë

Mëngjesin e sotëm, Presidenti i vendit Ilir Meta ka firmosur dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e Presidentit.
Në këtë situatë, burime bëjnë me dije se zyrtarë të lartë gjermanë do të vijnë në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim në zyrat e kryeministrisë me ambasadorë të BE-së dhe SHBA-së në Shqipëri, ndërsa pasditen e sotme pritet të zhvillojë një takim me zyrtarë të lartë në Bruksel.