Kryemadhi: Protesta do të jetë paqësore, por…

Të premten më 21 qershor, opozita ka paralajmëruar protestën kombëtare të rradhës në Tiranë.  Protesta mbahet në një situatë krejt të veçantë, kur Presidenti Ilir Meta ka anuluar datën e zgjedhjeve, por mazhoranca qeverisëse nuk e njeh atë. Nisur nga ky dekret, kryebashkiakët e opozitës kanë kërkuar largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të e ngritura duke sjellë dhe përplasje.

E prononcuar në emisionin Opinion, këtë të enjte, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi: “Protesta do të jetë paqësore, do ta menaxhojmë me përgjegjshmëri të plotë. Nuk kanë faj policët e shtetit. Por, mos harroni që nuk është më tashmë në dorën tone. Cdo ditë që Rama provokon, populli aq më shumë irritohet”.

Kryemadhi gjithashtu, deklaroi se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Si fallxhore që jam, në datën 30, Edi Rama nuk ka për të bërë dot zgjedhje. Sepse ato nuk janë zgjedhje, bëhen me kandidatë alternativë. A me votimet e veta, këta le ta shikojmë çdo vendosi populli”, tha Kryemadhi.

Në vazhdim Kryemadhi theksoi se përgjeësia e opozitës kishte mbaruar.

Ajo tha: “Përgjegjësia e opozitës tani ka mbaruar. Ne sot jemi njëlloj si qytetarët. Të gjithë këtë teatër të Edi Ramës është një teatër që kërkon të largojë vëmendjen. Ne si opozitë kemi djegur mandatet sepse kemi një qeveri ilegjitime, kemi një parlament që ka deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 2017”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT