“Kur e pijmë atë kafen?” Përgjimi i Avdylaj në një rast blerje vote
Bild ka vijuar me publikimin e përgjimeve. Kreu i bandës së Shijakut është përgjuar edhe në biseda me qytetarë të tjerë. Në një nga video shfaqet Astriti duke biseduar me një qytetar, ku në këmbim të votës i ofron edhe pagesë. Edhe pse nuk përmend shumë, ai këmbëngul disa herë që të takohen dhe të pinë kafen, çka nënkupton, t’i japë edhe paratë.
Audio – Biseda e Avdylajt me votuesin
Avdylaj: Si ia cove?
Votuesi: A je mirë?
Avdylaj: Si je?
Votuesi: Mirë vllai
Avdylaj: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin
Votuesi: Oooo shef Astriti
Avdylaj: Heee, ca bone?
Votuesi: A je mirë? Je i mirë për zotin
Avdylaj: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.
Votuesi: Unë me të thënë…
Avdylaj: Rrofsh, kur do ta pimë një kafe
Votues: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë
Avdylaj: Faleminderit shumë
Votuesi: Nuk bohet fjalë njëherë
Avdylaj: Edhe desha me fol cik edhe me vëllain tat, me Jarin
Votuesi: Me Jarin?
Avdylaj: Po
Votuesi: Po, i them unë
Avdylaj: Desha me fol cik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Kur je kohë që ta pishim një kafe
Votuesi: Kur të dush
Avdylaj: Unë në shpi jam, nëse do
Votuesi: Mirë vëlla