Kur Ronaldo vizitoi Kosovën dhe ndihmoi qytetarët e prekur nga lufta (VIDEO)

Futbollisti i njohur brazilian Ronaldo, kishte vizituar Kosovën pas përfundimit të luftës më 1999. Ai kishte qenë në Gjakovë pas luftës dhe kishte dhënë donacion për shkollën “Mustafa Bakia”, shkruan Gazeta Metro.
Vizitia e tij ishte relizuar në fund të shtatorit në kuadër në organizatës humanitare ‘Caritas’ – dega e Belgjikës. “Caritas” kishte organizuar udhëtimin e yllit të madh të futbollit, Luis Nazario de Lima Ronaldo, që ishte shumë i njohur dhe i adhuruar nga njerëzit në tërë botën.
Futbollisti brazilian, i cili në atë kohë luante për Interin, ka qenë ndër futbollistët e parë që kishte vizituar Kosovën pas luftës, derisa këtë rrugë e kishin ndjekur edhe disa lojtarë tjerë.
Ronaldo është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, derisa është shumë i adhuruar edhe në Kosovë. Ka luajtur në skuadra të mëdha, si Barcelona, Inter, Real Madrid e Milan.
Ndiqeni videon më poshtë, për të parë vizitën e “Fenomenit brazilian” në Gjakovë.