Le Figaro: Vizat për Shqipërinë, Franca mund të pasojë Holandën

Ndërsa 50 azilkërkues shqiptarë janë kthyer sot në vendlindje nga Franca, gazeta franceze Le Figaro ka botuar një artikull ku shpreh se kërkesat për azil nga gjeorgjianët dhe shqiptarët janë veçanërisht shqetësuese dhe se Franca mund të ndjekë shembullin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Sipas këtij organi mediatik, shifrat më të fundit nga zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe nga Opfra shqetësojnë autoritetet.
Kërkesat për azil janë rritur me mbi 86 %. Kështu 3548 raste janë paraqitur gjatë katër muajve të parë të vitit 2019, krahasuar me 1898 gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018.
Numri i shqiptarëve është rritur me 32%.
Kërkesat nga guineasit me 33%, malianët 85% dhe haitianët me 69%.
Sipas Le Figaro, kërkesat për azil nga Shqipëria irritojnë shumë vende sepse konsiderohet si një “vend i sigurt i origjinës”.
“Hollanda së shpejti do të kërkojë në Këshillin e Evropës rivendosjen e vizave për shqiptarët që hyjnë në Bashkimin Europian”, shkruan Le Figaro, duke shtuar se ky model mund të përdoret dhe nga ata.