Macron në Beograd, gazeta serbe zbulon bisedën me Haradinaj

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Serbinë në datat 15-16 korrik.

Vizita do të zhvillohet pak ditë pas Samitit të Ballkanik Perëndimor në Paris në datat 1-2 Korrik.

Lajmi ishte bërë publik disa muaj më parë, por vetëm ditën e djeshme është konfirmuar.

Në një shkrim dedikuar kësaj vizite, “Telegrafi serb” shkruan:

“Macron nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjës së Kosovës. Ai e ka demonstruar këtë edhe në samitin e Berlinit”.

Macron siç raportohet “ka kërkuar nga Haradinaj heqjen e taksës në mënyrë që të hapi rrugën për rifillimin e dialogut, por bashkëbiseduesi në anën tjetër me këmbëngulje kërkoi që Berlini dhe Parisi ta shtyjnë Serbinë që ta njohë pavarësinë duke imponuar liberalizimin e vizave”.

“Ju nuk jeni në pozicion që të kërkoni çdo gjë. Ja, unë po ju them, nga Franca ju nuk do të merrni asgjë”, citohet të ketë thënë Macron sipas dy personave që kanë qenë pjesë e takimit të presidentit francez me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Berlin.

Franca është një nga partnerët më të rëndësishëm të Serbisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT