Me flamurin grek në fushatë, Rama sqaron ndjekësit: Shqipëria nuk është Serbi, mos ki inat asnjë

FINIQ– Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Finiq, ku tema e debatit u bë një flamur grek i mbajtur nga një të pranishmit në miting. (Lexo këtu)
Teksa një qytetar i kërkon llogari lidhur me këtë ngjarje, Rama i ka kthyer përgjigjie duke e sqaruar qytetarin se flamuri mbahej nga një minoritar i zonës.
“Shqipëria nuk është Serbi ku shqiptarëve në Luginën e Preshevës s’u lejohet të tundin flamurin kuqezi në publik! Ja kaq. Shëndet dhe mos ki inat asnjë flamur,“-shkruan Rama.