Ministri Italian telefonon Ramën e Bashën: Bëni kujdes…

Ministri i Jashtëm Italian, Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, si edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Ministri italian konfirmoi për dy aktorët kryesorë politikë, rëndësinë e domosdoshme, për të siguruar respektimin e rregullave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Në kuadër të kontestimeve të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, Ministri i jashtëm italian përsëriti se pavarësisht divergjencave mes forcave politike shqiptare, është shumë e rëndësishme të evitohet çdo formë e dhunës dhe mendimet e qëndrimet e gjithë secilit të shprehen në mënyrë demokratike.
Në këtë frymë të besnikërisë së ndërsjellët reciproke në dialektikën kundërshtare politike”, ministri italian nënvizoi se “duhet të sigurohet siguria dhe korrektësia e procesit zgjedhor në Shqipëri”, i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar, i udhëhequr nga OSBE-ODHIR, në të cilin bëjnë pjesë vëzhgues nga shumë vende përfshirë edhe Italinë.