Minsk 2019, Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Europës

Xhudistja shqiptare Majlinda Kelmendi është shpallur kampione europe.
Sportistja nga Kosova mposhti në finale rusen Natalia Kuziutina dhe arriti të merrte medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Lojërave Olimpike Minsk 2019.
Kelmendi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Rivalja ruse Natalia Kuziutina ishte kampionia në fuqi e Europës.
Medalja e artë që siguroi Majlinda Kelmendi është e para në historinë e Kosovës.
Sa i përket sportistes në fjalë, kjo ishte hera e katërt që shpallet kampione europe.